Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu i është bashkuar reagimeve për ngjarjen e rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 persona.
Në një postim në rrjete sociale, Spahiu shkruan se nuk ka asnjë motiv që të justifikojë marrjen e jetës dhe thekson se kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun.
“Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit. Profeti (a.s.) ka thënë: “Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve”.
Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti.”





