Një 30-vjeçar ka përfunduar në spital në Tiranë, pas një sherri që pati mëngjesin e së dielës në zonën e ish-Bllokut.

Shtetasi E. M., 30 vjeç është konfliktuar me G. D., 35 vjeç roje në një parking,  i cili e ka goditur me bërryl në fytyrë, duke e lënë pa ndjenja.

Autori i sulmit është arrestuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, teksa 30 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.