20-vjeçari Myzerim Zeneli që mbeti i vrarë si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri mes pronarëve të dy hoteleve në Velipojë, punonte si kamerier në hotelin e familjes Gocaj.

Mësohet se dita e djeshme ishte dita e parë e punës për të riun, e cila fatkeqësisht rezultoi të ishte edhe dita e fundit e jetës së tij.

Ai ndodhej bashkë me anëtarët e familjes Gocaj dhe punëtorë të tjerë në momentin kur familja Ferracaku ka nisur t’i sulmojë me armë pas sherrit për shezlongët.