Pas konfliktit mes pronarëve të dy hoteleve në Velipojë që shkaktoi 4 viktima e 2 të plagosur, pushuesit e dy bizneseve që u përfshinë në ngjarje janë larguar mëngjesin e sotëm.

Disa prej tyre kanë pohuar se i kanë dëgjuar krismat natën e kaluar. Ndonëse nuk i kanë përfunduar pushimet ata janë shprehur se do të ndërrojnë vendin e qëndrimit.

“Pushimet nuk i kemi përfunduar, prej këtu do dilnim nesër, mirëpo ndodhi kjo ngjarje dhe tash… Nuk dimë asgjë, vetëm kur u zgjuam nga gjumi.”, ka thënë një pushues.

“Kishte krisma kallashi gjithë natën. Po largohem tani, nuk rrihet, ne kemi ardhur për qejf. Ka pasur krisma kallashi tërë natën, kam ardhur nga Kosova nga Podujeva”, është shprehur një tjeter.