Një 36-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap në Kapshticë duke tentuar të kalojë ilaçe kontrabandë.
Ndërkohë që janë sekuestruar 50 pako me ilaçe, E. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në autobus, dyshohet se posedonte sasinë e medikamenteve për të cilat kërkohet licencë nga organet kompetente.
Teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.