Dalin pamjet kur motrat Antonela dhe Mariela Berishaj dhunojnë Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Ngjarja ndodhi në një lokal luksoz tek ‘Kodra e Diellit” në Tiranë.

Në pamjet duken motrat Berisha, të veshura sportive të cilat zbresin shkallët e hyjnë në lokal. E para është Mariela, e veshur me të zeza, dhe pas saj është Antonela.

Sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr (një gotë ose shishe) qelqi nga një tavolinë dhe godet Prengën e cila ishte e ulur në tavolinë. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.

Mes të tria vajzave nis një përleshje. Disa persona ndërhyjnë në lokal për të ndarë sherrin. Nga pamjet bën përshtypje fakti që vajzat të cilat ishin në tavolinë me Klean nuk kanë ‘lëvizur’’ thuajse fare nga vendet e tyre për t’u përpjekur t’i ndanin.

Një burrë tërheq dy motrat Berisha mënjanë e ndërsa përpiqet t’i largojë, Antonela merr diçka nga tavolina për të goditur sërish Prengën. Më pas largohen të qeta nga lokali. 

Dy motrat Berisha janë shpallur në kërkim dhe ndaj tyre është ngritur akuza “Plagosje e rëndë me dashje”.