Një stallë bagëtish e cila ndodhet në vendin e quajtur Lashkizë, në fshatin Zallë Dardhë, është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Mësohet se stalla i përket dy vëllezërve P.P dhe I.P.

Bëhet me dije se si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa bagëti si dhe një sasi më bazë ushqimore. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, po punohet për zbardhjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/informacion paraprak

Më datë 26.08.2024, në vendin e quajtur Lashkizë, në fshatin Zallë Dardhë, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive të shtetasve P.P., dhe I.P., (vëllezër),  ku për pasojë janë djegur disa bagëti dhe një sasi me bazë ushqimore.

Grupi hetimor në drejtimin e  Prokurorisë, po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.