Një ngjarje e rendë ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Ngjarja është shënuar pas mesnatës rreth orës 01:30 të 27 qershorit dhe viktima kanë mbetur shtetasit Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe MyZerim Zeneli ndërsa janë plagosur Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.
Informacion paraprak
Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.
Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.
Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.





