Një 53-vjeçare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Korçë.
Mësohet se shtetasja e identifikuar me inicialet A. Sh është përplasur nga një autobus teksa ishte duke kaluar rrugën.
E plagosura është transportuar për në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku do të merret në pyetje për dinamikën e ngjarjes.
Grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.