Pas dy muajsh, stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” është përmbyllur këtë të shtunë.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada amerikane, e cila shpërndau njoftimin e zyrave qendrore të Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Azinë.

Ambasada amerikane kujton se stërvitja ushtarake e NATO-s, nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike, nga deti në breg në portin e Durrësit.

“| DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej. Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë“, thuhet në njoftimin e Ambasadës.