Një 38-vjeçar është arrestuar pasi pasditen e sotme ka aksidentuar një këmbësor në Kukës.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.

I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.