Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se Autoriteti portual i Durrësit nuk ka lidhje me transportin e mbetjeve toksike.

Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Balluku u shpreh se kjo është një çështje që duhet të flasë drejtësia. Po ashtu theksoi se përgjegjëse për këtë transport është kompania koncensionare. 

“Do t’i bëja thirrje medias që të tregohen të kujdesshëm tek analizojnë këtë çështje. Do ta konsideroja të kompolikuar nga ana juridike. Afektojnë imazhin e Shqipërisë, do të ishte e udhës që të prisnim vendimet që do të dalin proceset që kanë nisur për këtë çështje mjedisore, që afekton imazhin e Shqipërisë. Çështja e mjeteve dhe porti i Durrësit janë dy gjëra të ndryshme sepse kam vënë re që përfshihen ministritë apo Autoriteti portual. Transporti i mbetjeve të rrezikshme ka filluar në ’98, kjo është për t’ju dhënë fakte që ka një protokoll të mirëfilltë për të cilin ministria e Mjedisit ua ka bërë me dije. Nuk është asgjë e re, ka edhe tranzitim dhe eksport të mbetjeve që janë të koduara në bazë të kodeve evropiane. Ka qenë procedure normale deri kur mori këtë përmasë, por duhet thënë se autoriteti portual s’ka asnjë lidhje me këtë proces. Autoriteti portual me koncesionarin që ka kryer këtë transporte janë dy entitete konkurrente. Do të ndalja këtu informacionin për këtë çështje pasi qeveria janë angazhuar që ditën e parë në bashkëpunim me OLAF, dhe do të kërkoja që secili t’i jepte kohën e duhur drejtësisë dhe më pas të flasim. Të mos e kthejmë këtë cështje procedurale në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Balluku.