Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Brazil orët e para të së mërkurës në autostradën BR-373 në rajonin e Ibizës në Brazil. Aksidenti u shkaktua nga një përplasje ballore mes një autobusi dhe një kamioni me rimorkio në lartësinë e kilometrit të 210-të.
Mediat shkruajnë se si pasojë e kësaj njëzet pasagjerë të autobusit dhe shoferi i kamionit humbën jetën në përplasje, duke e çuar numrin total të viktimave në njëzet e një. Lajmi u konfirmua nga kompania menaxhuese e autostradës Via Araucária, ndërsa katër të plagosur u raportuan gjithashtu në incident.





