Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit në fillim të muajit korrik në 3%, është reflektuar në uljen e normës bazë të interesit (yield-eve) të letrave me vlerë.
Në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë për shitjen e bonove me afat 12- mujor, yield-i mesatar i ponderuar ka pësuar sërish ulje në 3.15%, nga 3.17% që ishte niveli i mëparshëm. Kjo normë konsiderohet si më e ulëta që nga tetori i vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, kërkesa për blerje dhe pjesëmarrja e investitorëve në këtë ankand ishte më e ulët se shuma e shpallur nga qeveria.
Ministria e Financave, emetoi një shumë prej 7.3 miliardë lekësh, ndërkohë që shuma e vënë në dispozicion nga investiorët ishte afërisht 7 miliardë lekë. Pra, rënia e kërkesës nuk ka çuar në rritjen e yield-eve, siç mund të pritej zakonisht.