Avokati Rezart Kthupi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se nesër në ora 10.00 do të depozitohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë e nënshkruar nga kryetari i LZHK Dashamir Shehi për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Ai shton se kjo kërkesë padi ka për qëllim të provojë përpara gjykatës të gjitha shkeljet ligjore që janë kryer për shndërrimin në ligj të një marrëveshje politike që synon kufizimin dhe zvogëlimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.
Kthupi: Nesër në ora 10.00 do të depozitojmë në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë e nënshkruar nga kryetari i LZHK Dashamir Shehi për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Kjo kërkesë padi ka për qëllim të provojë përpara gjykatës të gjitha shkeljet ligjore që janë kryer për shndërrimin në ligj të një marrëveshje politike që synon kufizimin dhe zvogëlimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.
Lista e kandidatëve për deputetë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve dhe jo vullnetit të kryetarëve, ajo duhet të jetë lista e përfaqësuesve të qytetarëve dhe jo e kryetarëve.
Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë duhet të përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe jo ato të kryetarëve.
Listat e hapura dhe e drejta e qytetarëve për të përzgjedhur deputetët që i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë është mundësia më e mirë që një sistem politik i ngurtësuar, ku gjithçka lind dhe vdes nën hijen e kryetarit, të çlirohet e të jetë në funksion të interesave të qytetarëve e jo të kryetarëve, të interesave të Shqipërisë e jo të partisë.
Shqipëria është e para.