Një automjet tip “Benz”, me targa AA 002 IR, ka marrë flakë pak mesditën e sotme në aksin e rrugës Fier-Patos, në vendin e quajtur Portez.
Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë duke arritur të shpëtojë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka vënë nën kontroll flakët, ndërsa policia po heton për rrethanat e saj.





