Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe kjo pritet që të zhvillohet në vjeshtë.

Në një konferencë me gazetarët, ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se grupi negociator po punon që që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike.

Ministri tha gjithashtu se grupi i kapitujve të parë ka përfunduar dhe janë gati edhe për kapitujt e tjerë.

“Konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojë në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike.

Jam optimist se kjo vjeshtë do të zhvilloje shumë mekanizma dhe ne do jemi gati të ecim shumë shpejt drejt BE”, tha ministri i Jashtëm, Igli Hasani.