Serbia vazhdon të tronditet nga skandalet sa i përket ekipit kombëtar. Gjithcka ka shpërthyer pas Europianit të Gjermanisë ku përcarja ishte e madhe mes trajnerit dhe lojtarëve.

Situata jo vetëm që nuk ka asnjë përmirësim, por duket se vazhdon po njësoj. Aleksandar Mitrovic dhe Milinkovic Savic nuk u ftuan për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Sipas raportimit të trajnerit, të dy lojtarët mungojnë për arsye dëmtimi.

Megjithatë kjo është një gënjeshtër pasi të dy këta lojtarë kanë luajtur për 90 minuta dje me Al Hilalin, madje Mitrovic realizoi edhe dy gola. Kjo lë të nënkuptuar se futbollistët nuk dëshirojnë të luajnë me Kombëtaren e Serbisë.