Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 17 në Durrës, pranë shkollës “14 Nëntori”.
Si pasojë e zjarrit, është ndërprerë energjia elektrike në zonën përreth. Pritet mbërritja e ekipit të OSHEE-së për ndërhyrjen dhe riparimin e defektit.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.





