Përmes një interviste televizive, eksperti i arsimit Isa Halilaj tha se kemi një rënie të numrit të nxënësve sidomos në zonat rurale dhe mbyllje të shkolla, për shkak të emigracionit.
Halilaj: Kemi një rënie të numrit të nxënësve sidomos në zonat rurale dhe mbyllje të shkolla, për shkak të emigracionit dhe lëvizjes së moshës së re. Mendoj se një shkak tjetër për mbylljen e këtyre shkollave është politika jo e qartë për arsimin nga ana e qeverisë.
Kemi një GDPO shumë të ulët në raport me investimet në arsim. Në vendet perëndimore kjo shifër është mbi 5% ndërsa në vendin tonë nuk i kap as 3%. Pak kohë më parë doli edhe propozimi për të bërë klasa kolektive një gjë të tillë që e kemi kundërshtuar fort.