Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Një burrë, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë, është përplasur nga një makinë. Kjo e fundit ka përfunduar anës Lanës.

Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për t’i dhënë të dëmtuarit ndihmën e shpejtë. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit apo identiteti i të përfshirëve.

Drejtuesi i biçikletës ndodhet në gjendje të rënduar.