Hamasi ka fajësuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për vdekjen e gjashtë pengjeve trupat e të cilëve janë nxjerrë nga Gaza.

Zyrtari i Hamasit, Izzat al-Rishq tha se ata do të ishin ende gjallë nëse Izraeli do të kishte pranuar një propozim për armëpushim që Hamasi tha se kishte rënë dakord për të mbështetur në korrik.

Hamasi ka ofruar lirimin e pengjeve në këmbim të përfundimit të luftës, tërheqjes së forcave izraelite dhe lirimit të një numri të madh të të burgosurve palestinezë.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar grupin për sabotim të bisedimeve në vazhdim të armëpushimit.

Kujtojmë se Izraeli ka tërhequr trupat e pajetë të gjashtë pengjeve në Gazë, përfshirë një djali të ri izraelito-amerikan, i cili ishte bërë një prej pengjeve më të njohur të marrë nga Hamasi

Ushtria tha të gjashtë personat u vranë pak para se të shpëtoheshin nga forcat izraelite.

Tërheqja e trupave të tyre nxiti thirrje për protesta masive kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilin shumë familjarë të pengjeve dhe shumica e publikut të gjerë izraelit e fajësojnë për dështim të lirimit të tyre përmes një marrëveshjeje me Hamasin, që do t’i jepte fund luftës 10-mujore.

Negociatat për një marrëveshje të tillë janë zvarritur për muaj të tërë.