Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin në Bulevard, duke vijuar qëndresën e ditës së 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet “Nesër më shumë!”, qytetarët janë nisur në grup, duke paralajmëruar vijimin e protestës edhe nesër si për çdo ditë. Marshimi zhvillohet pas tubimit para Kryeministrisë, ku gjatë mbrëmjes u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit deklarojnë se qëndresa do të vijojë, ndërsa motoja e tyre në përfundim të protestës së sotme është e qartë: “Nesër më shumë!”