Një çift nga Arizona dhe katër qentë e tyre ishin me fat që shpëtuan vetëm me plagë të vogla dhe mavijosje, pasi një makinë u përplas në murin e shtëpisë së tyre dhe në dhomën e ndenjes, ndërsa ata ishin ulur për të darkuar.
“Ata janë të lënduar dhe të frikësuar, tha Sabrina Rivera për qentë e saj të vegjël.
“Nuk kemi vënë re lëndime, por padyshim që do t’u bëjmë një vizitë tek veterineri. Incidenti shkatërroi gjithçka”, shtoi ajo.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se ka marrë gjithashtu lëndime të lehta në trup dhe ka qenë nën efektin e alkoolit, kur shkaktoi përplasjen.