Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një autobus i cili përdorej për transportin e nxënësve të shkollave, është përplasur me një turmë njerëzish duke shkaktuar të paktën 11 viktima, mes tyre edhe 5 nxënës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në provincën Shandong të Kinës, ndërsa njoftohet se autobusi është përplasur me prindërit dhe nxënësit të cilët po qëndronin jashtë portave të shkollës.

Raportohet dhe për 12 të plagosur, mes tyre disa edhe në gjendje kritike.

“Deri më tani, gjithsej 11 persona kanë vdekur (gjashtë prindër dhe pesë studentë),” konfirmoi media shtetërore kineze.