Policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Gradec të Malësisë së Madhe, pasi kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e tij ai ka reaguar dhunshëm dhe nuk ka lejuar efektivët të nisnin kontrollin.

 Në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.