Një 58-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij në Lushnjë.
“Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.”, njofton paraprakisht policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





