Cristiano Ronaldo arriti shifrën e 900 golave në karrierën si profesionit, pasi shënoi në fitoren 2-1 kundër Kroacisë.
“Të fitosh Europianin me Portugalinë është e barabartë me fitimin e Kupës së Botës. Unë kam fituar tashmë dy trofe për Portugalinë që i dëshiroja shumë. Nuk jam i motivuar nga kjo, është shumë ndryshe… Jam i motivuar duke shijuar futbollin dhe rekordet vijnë natyrshëm. Unë nuk thyej rekorde… ato thjesht më ndjekin!”, tha CR7.
“900 gola duken si çdo moment historik tjetër, por vetëm unë e di se sa e vështirë është të punosh çdo ditë për ta arritur shifrën 900. Është një moment historik, unik në karrierën time, jam shumë krenar”, shtoi portugezi.
Më pas Ronaldo tha se fokusi është gjëja më e rëndësishme. “Unë jam 39 vjeç e gjysmë… Më duhet të jem shumë i fokusuar që gjërat të shkojnë mirë. Duhet shumë përkushtim. Kjo është arsyeja pse, kur ndodhin këto rekorde, emocionohem shumë”, deklaroi CR7.





