Një makinë ka marrë flak në një garazh në qytetin e Fierit, në lagjen “1 Maj”.

Mësohet se zjarri ka rënë në një pallat të banuar me qytetar.

Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr.

Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit.

Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve zjarri u shua.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.