PS ka ndezur “motorët” në sajë të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe jo vetëm. Pas Kryesisë, sot u mbledh grupi parlamentar i kësaj force politike. Kjo mbledhje ka zgjatur pak, ndërkohë që pritet prononcimi i kreut të grupit Niko Peleshi.
Mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë agjenda parlamentare, veçanërisht seanca e ardhshme në Kuvend. Të enjten në rend dite janë çështja e mandatit të Olta Xhaçkës si dhe një interpelancë e kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama.
Të premten do të ketë po ashtu një takim informal mes deputetëve socialistë në Elbasan.