Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Këmishtaj të Divjakës ku një 61-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V.Xh., i cili dyshohet se ra në kanal teksa po vadiste dhe për pasojë humbi jetën.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.