Gjykata e Tiranës ka lënë në burg mjekët dhe sekserët që abuzonin dhe falsifikonin me testet ndaj COVID-19.

E vetmja që u lirua në detyrim paraqitje nga Gjykata është mjekja Marinela Kalaja.

Ka qenë vetë pronari i rrjetit të laboratorëve “GENIUS LAB”, Besnik Cullahaj, i cili ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës pasi, se mjekët kishin ngritur një bazë për falsifikimin e testeve të covid-19, që përdoreshin për dërgimin e udhëtarëve jashtë vendit.

Nga përgjimet rezultonte se me “mik” një tampon fals negativ kushtonte 25 mijë lekë.

PERSONAT E NDALUAR JANË:

1-Klodian Muharremi, lindur dhe banues ne Tirane,

2-Eltjon Kola, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

3-Klodjan Krasniqi, lindur dhe banues ne Tirane

4-Blerim Cibaku, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë

5-Erlind Prenga, lindur ne Gojan i Madh dhe banues në Tiranë

6-Marinela Kalaja, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë

7-Artur Dani, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë

8-Alfred Cani, lindur në Çidhën dhe banues në Tiranë

9-Igli Çela, lindur ne Librazhd dhe banues ne Tirane

10-Mario Bicja, lindur dhe banues ne Tirane

11- Xhuliano Senko, lindur ne Mukaj dhe banues ne Tirane

12-Ervin Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë

13-Tauland Kamberi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë

14- Eraldo Kalemaj, lindur në Fier dhe banues në Fier

15. Ermir Koci, lindur dhe banues ne Tirane