Alesia Balliu, anëtare e kryesisë së FRPD-së, u shpreh e zhgënjyer në lidhje me listën e 12 drejtuesve politike të Partisë Demokratike.

E ftuar në emisionin ‘Studio Live’, Balliu tha se disa nga emrat duhet të ishin rinovuar dhe se PD duhet të përgatisë gjeneratën e re.

Duke ju përgjigjur gazetarit Arbër Hitaj, Balliu tha se drejtuesi i qarkut të Gjirokastrës Tritan Shehu, duhet të ishte rinovuar, pasi sipas saj këtu e 10 vite rezultati është i njëjtë.

Sipas Balliut, drejtuesit duhet të vendosen në fund të listave dhe në listat të mbyllura duhet të vendosen emra të rinj.

“Isha e pakënaqur me listën e drejtuesve, sepse nuk mund të jetë PD një parti burrash.

Disa nga emrat duheshin rinovuar pasi PD nuk mund t’i përkasë një grupi individësh të dështuar. PD duhet të përgatisë gjeneratën e re.

Gjirokastra, Shehu dhe shumë të tjerë, të cilët janë provuar dhe kanë marrë një rezultat jo të të kënaqesh, duhet t’ja linin stafetën brezit të ri. Të kishim një elitë të rishpresoj të ndodhë tek listat e deputetëve.

Edi Rama tha se në listat të mbyllura do të jenë të rinj,. Normalisht pasi të vjetrit i ka në SPAK. Është i detyruar.

PD për mendimin tim në çdo qytet duhet të ketë në listat të mbyllura nga një anëtarë të FRPD-së në lista të mbyllura. Nuk mund ta mbyllë me të njëjtat emra.

Sepse rezultati është i njëjtë këtu e 10 vite dalin me shprehjen na vodhi Rama votat.

Duhet të zgjedhin vetë demokratët, të zgjedhurin e tyre dhe jo dikush me urdhër katapultim të dikujt.

Drejtuesit duhet të jenë në lista të hapura, në të mbyllurat individë të rinj. Ata nëse mendojnë se e kanë fituar aftësinë drejtuese ta provojnë veten në fund të listës.

Koha mos të mendojnë për karrigen personale por të ardhmen e PD-së. Tu jepet fuqi të rinjve”- tha Balliu.