Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ndihet më i motivuar se kurrë për t’i djegur mandatin e katërt kryeministrit Edi Rama.
Duke folur, pasi doli nga banesa e tij për të shkuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha tha se është i motizuar për fitorën e tij. Ndërkohë që i pyetur nëse ka zgjedhur një kandidat rezervë për kryeministër, Berisha tha se kjo është ajo që do Rama, por nuk do ndodhi.
“Më i motivuar se kurrë për ti dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitoren dhe të gjitha. Rama ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt por do t’ia djegim. Këtë e do Edi Rama, por jo nuk do ja caktojnë kurrë as kandidatin, as kryeministrin dhe as kryetarin e PD,” tha Berisha.