Pas Sali Berishës në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, teksa edhe atij pritet t’i komunikohet akuza.

Në një komunikim me gazetarët, Malltezi tha se së bashku me Sali Berishën ata po mbahen në arrest politik, pasi nuk ka asnjë provë dhe fakt.

“Sot po shkojmë të marrim akuzën që të njihemi me materialet që kanë mbajtur të fshehta në kundërshtim me ligjin”, tha Malltezi.

DEKLARATA E MALLTEZIT 

Mungon fakti penal, është çështje civile e pronarëve të tokës, Shteti nuk ka humbur asnjë cent, Prokurorja e emëruar nga Taulant Balla. Të gjithë zyrtarët që nga Fatos Nato kanë zbatuar ligjin. Nuk ka asnjë provë që tregon se Berisha ka ndikuar, as nuk i përmendet emri. Edi Rama i fali vëllait të tij tokë mes Tiranës.

Zhvillimi i pronës është kryer nga pasardhësit. Asnjë nga tre partneret nuk kanë marrë asnjë cent nga qeverisa e PD-së. SPAK ka fshehur dhe gënjyer me dokumente zyrtare. Fënjyen kur thanë Berisha ndërroi destinacionin e tokës, atë e ka bërë Edi Rama. Por jemi në institucionin e Edi Ramës, prokurorët janë patronazhistë, nuk presim ndonjë gjë tjetër.