Një prift 37-vjeçar në manastirin Petraki në Greqi ka sulmuar me acid një polic, dy avokatë dhe shtatë mitropolitë një ditë më parë.
Mësohet se prifti ishte në një seancë gjyqësore dhe sapo ka dëgjuar vendimin e gjykatës së Sinodit ka sulmuar me acid personat e lartpërmendur.
Të plagosurit ndodhen në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Ndërkohë autori i sulmit është arrestuar dhe është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës.
“I sulmova sepse më hoqën rrobën e priftit“, mësohet të ketë thënë para autoriteteve prifti, i cili më herët ishte përfshirë në çështje të trafikimit të drogës.
Te lënduarit janë vizituar në spital nga Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias bashkë me Kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos.





