Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një godinë në lagjen nr.5.
Paraprakisht bëhet me dije se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike gjatë gatimit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur focat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.