Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar të dhënat e fundit përsa i përket COVID-19 atje.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raportoi gjithashtu për 520 raste të reja me Covid, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 419, 455 persona, prej të cilëve 51,2% janë burra.

Ndërkohë prej fillimit të pandemisë nga Covid kanë humbur jetën 12, 595 persona, prej të cilëve 95,2% e tyre kishin sëmundje shoqëruese, ndërsa 2,628 pacientë me Covid e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë që nga raportimi i rastit të parë.