Një 52-vjeçar britanik u fejua me një grua të re ukrainase, duke menduar se po ndërtonte një jetë të re, por rezultoi se kishte bërë gabimin më të madh të jetës.
32-vjeçarja nga Ukraina e mashtroi atë duke i vjedhur 250 mijë dollarë, informon BBC.
52-vjeçari ishte dashuruar me ukrainasen, ata ishin njohur nëpërmjet rrjetit social “Viber” në Ukrainë.
Kur filluan të bënin takimet e para dhe pasi vendosën të jenë çift 52-vjeçari, i kërkoi gruas ukrainase të jetonin bashkë në Britani, pasi atje ai kishte shtëpinë dhe punën.
Por çështjet burokratike e bënë të “pamundur”, që gruaja nga Ukraina, Irina, të shpërngulej në Britani.
Si rezultat James, vendosi të shpërngulet në Ukrainë. Muajt kalonin dhe çifti dukej më se i dashuruar. James e propozoi për martesë Irinën. Ata bën një martesë, e cila më pas rezultoi se ishte false.
Irina i vodhi burrit 250 mijë dollarë, duke bindur 52-vjeçarin të blejë një apartament, i cili në realitet kushtonte shumë herë më pak se sa shuma që James transferoi në llogarinë bankare që Irina i kishte dhënë.
Kur James e kuptoi mashtrimin, ishte tepër vonë, pavarësisht përpjekjeve për të rimarrë paratë e humbura, James nuk ia doli.
“Unë kisha të gjitha dokumentet bankare për transfertat dhe mesazhet Viber midis nesh”, thotë 52 vjeçari.
“Isha i sigurt se çështja do të zgjidhej. Pse duhet ta besoja atë, jam treguar idiot”.
Irina u mor në pyetje nga policia, por pavarësisht nga dokumentet e James, asnjë akuzë nuk është ngritur kundër saj.
Progresi i vetëm ka qenë, se pasi martesa e tyre u shpall false, ai u emërua pronari i vetëm i apartamentit prej 63,000 dollarësh. Ai po e mban apartamentin me shpresën se vlera e tij do të rritet pasi të mbarojë pandemia e Covid-19.





