Familja Lushi në Nikiloq të Hasit ka hapur dyert e mortit për 57-vjeçarin Rexh Lushi dhe nënën e tij, Fatime Lushi, që humbën jetën.

Të afërmit e viktimave kanë thënë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e energjisë elekrike.

Ata thanë se Rexha ishte duke ndihmuar nënën për ta nxjerrë nga shtëpia.

“S’kishte asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar, ishin të gjithë policia, zjarrfikësit dhe i gjithë katundi. Ka hyrë për të nxjerrë nënën dhe ka ngelur brenda”, shprehet një bashkëfshatar.

Ai tha se Rexha kishte njoftuar edhe policinë, përpara se të futej për të shpëtuar nënën e tij.

Nga zjarri ka shpëtuar bashkëshortja e Rexhës.

Viktima i kishte fëmijët dhe pjesën tjetër të familjes jashtë vendit, kryesisht në Angli.