25 vjeçarja Greta Nedrotti dhe 37-vjeçari Umberto Garzarella gjeten vdekjen në një aksident horror në liqenin Garda, Itali.

Trupi i Umberto u gjet i pari, në orët e para të së dielës. Pak pas tij u gjet dhe trupi i gjymtuar i Greta me rrobat e shpërndara rreth saj, raportojnë mediat vendase. Sipas dëshmitarëve, një nga këmbët e saj ishte shkëputur nga trupi.

E përditshmja “Corriere della Sera” shkruante se varka e vogël e viktimave ishte çarë në majën e saj dhe burri kishte pësuar një çarje të madhe në bark. Çifti kishin qenë me miq të tjerë në fundjavë para se të dilnin në liqen, ku do të gjenin vdekjen e tmerrshme.

Policia italiane kishte lokalizuar dy turistët gjermanë që nuk kishin ndaluar në momentin e tragjedisë, por vetëm kur njerëzit kishin vënë re dëmin në majën e barkës së tyre. Karabinierët italianë thanë se dy pushuesit gjermanë po hetohen për vrasje nga pakujdesia dhe për mos-dhënie asistence.