Tre të mitur përkatësisht të moshave 13 dhe 14 vjeç janë larguar ditën e djeshme nga qendra sociale ku strehoeshin. Denoncimin e ka bërë përgjegjësi i qendrës sociale në Elbasan R. P., 37 vjeç.
Vijon puna për gjetjen e tre të miturve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.