Një tjetër ngjarje e papranueshme për turizmin shqiptar është regjistruar në fundjavë, në jug të vendit, një ngjarje si ajo e biznesmenit Mihal Kokëdhima, i cili dy vite më parë iu hodh para makinës turistëve nga Spanja dhe eci për disa metra mbi kofano.

Video është bërë virale në rrjetet sociale ku shihen dy persona që i dalin para makinës së një çifti pushuesish që ishin larguar nga hoteli një ditë para rezervimit.

Në pamje shihet se gruaja shumë e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Si përfundim denoncimi është bërë në policinë e Sarandës. Në video dëgjohet dhe e qara e vajzës së vogël që duket shumë e shqetësuar për atë që po ndodh.