Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka kujtuar 30-vjetorin e ardhjes së Sekretarit amerikan të shtetit James Baker, në Tiranë.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, ndërsa shton se edhe aktualisht Shqipëria ndodhet në një moment kthese.
“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”





