Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur mëngjesin e sotëm në gjykatë 32-vjeçari grek, Babis Anagnostopoulos, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare Caroline në sy të foshnjes së tyre 11 muajshe.

I veshur me anti-plumb, ai hyrë në gjykatë, ku pritet të kërkojë falje për krimin që tronditi Greqinë. Mediat greke raportojnë se seanca pritet të nisë rreth orës 12:00 dhe do të jetë maratonë.

Teksa autori i vrasjes po hynte në gjykatë, një grup njerëzish të mbledhur aty pranë bërtitën: “Vriteni, të kalbet ne burg!”