Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Getafes, foli për situatën e portierit pas dëmtimit të rëndë të Ter Stegen.
Ka shumë spekulime për zëvendësuesin e mundshëm të portierit gjerman. Megjithatë trajneri Flick dëshiron t’i japë besim Peña-s, portierit të dytë.
“Së pari duhet të them se Iñaki po ecën shumë mirë, si në ndeshjet brenda ekipit ashtu edhe në stërvitje. Është gjithmonë shumë e vështirë për një portier si ai. Ne besojmë tek ai, dhe do të shohim se çfarë të bëjmë në të ardhmen. Ne kemi lojtarë shumë të rinj dhe duhet të kujdesemi për skuadrën. Do të diskutojmë me skuadrën dhe para së gjithash me drejtorin Deco, do të shohim se çfarë vendimi do të marrim”, tha Flick.
Mediat në Spanjë, raportojnë se Keylor Navas, ish-portieri i Real Madridit, është kandidat për t’iu bashkuar katalanasve, pasi është lojtar i lirë.