36-vjecari Florian Bajraktari nga Tirana i shpëtoi pasditen e djeshme një atentati me armë teksa pinte kafe në një lokal në “Omonia” të Athinë. Ai mori një plagë në shpatull nga 7 të shtëna me armë nga një fuoristradë që kaloi para lokalit ku ndodhej i riu. I arrestuar në 2006 për vrasje, Bajraktari ishte liruar me kusht në 2018 dhe më pas në 2020 ishte arrestuar sërish për lojëra fati. Policia greke po heton në disa pista në lidhje ne atentatin ndaj tij, duke mos përjashtuar hakmarrjen për vrasjen e ndodhur në vitin 2006.

Në 23 tetor 2006, në Sitia të Greqisë u vra 38-vjecari shqiptar Niko Demo. Ky i fundit ishte liruar me garanci vetëm 1000 euro nga Gjykata, pasi ishte akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shqiptare, ngjarje e ndodhur në 9 nëntor 2005. Pavarësisht vendimit të Gjykatës, familjarët e viktimës kanë akuzuar vazhdimisht Demon si autor të vrasjes së vajzës së tyre vetëm 28 vjeç. Ajo ishte gjetur e mbytur në krevat nga fëmija 12-vjecar. Fëmija ishte njoftuar nga xhaxhai i tij, i cili i kishte thënë të njoftonte nënën pasi diçka e keqe i kishte ndodhur babait të tij. Por sapo fëmija ka shkuar të njoftojë nënën, e ka gjetur atë të vdekur. Në fakt babai i tij, Niko Demo, ishte plagosur gjithashtu me thikë, sipas tij i goditur nga dy bashkëatdhetarë. Policia dyshoi se ishte pikërisht Demo që kishte mbytur bashkëshorten, por pas 6 muajsh ai u lirua pasi në banesë u gjet një njollë gjaku që nuk rezultoi të ishte as e tij dhe as e bashkëshortes.

Por pas daljes nga burgu, për Niko Demon u thur plani për vrasjen e tij në shenjë hakmarrje. Më datë 13.10.2006, shtetas E. L, i njohur i Florian Bajraktarit, iu afrua këtij të fundit në një kafene në Kalithea të Athinës dhe i tha se po kërkonte, për llogari të një personi të tretë të cilit i ishte vrarë motra, dikë që do të merrte përsipër, kundrejt pagesës, të vrisnin burrin e gruas që u vra, i cila sipas porositësit ishte edhe vrasësi i motrës së tij, shkruan BW.