Mbrojtësi i majtë Ferland Mendy ka firmos marrëveshje të re me Real Madridin, të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Kontrata është 3-vjeçare, ashtu siç ishte planifikuar që nga gushti. 

Trajneri Carlo Ancelotti konfirmon marrëveshjen e arritur dhe dokumentet e përfunduara.“Kontrata e re është nënshkruar me Ferland. Ne jemi shumë të lumtur që Mendy, do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit. Ai ka dhënë një kontribut të madh gjatë qëndrimit në Bernabeu”, tha Ancelotti, i cili e konsideron Ferland si mbrojtësin e majtë më të mirë në botë.