Një makinë dhe një motor u përfshinë në një aksident mëngjesin e sotëm në Kamëz. Për pasojë një 36-vjeçar humbi jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:50, në Valias. Sipas policisë në aksident u përfshi një makinë që drejtohej nga Sh. S., dhe një motor që drejtohej nga 36-vjeçari Y. L.
Nga përplasja, drejtuesi i motorit gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Autoritetet thonë se kanë nisur punën për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti.
“Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.