N’golo Kante ka treguar edhe njëherë tjetër anën e tij njerëzore dhe dhembshurinë që ka për njerëzit e tij që jetojnë mes skamjes në Mali.

Mesfushori i lindur në Paris, zbuloi se motivi përse ai pranoi ofertën për të luajtur në Arabi, ishte për të ndihmuar komunitetin ku jetuan prindërit e tij në Mali.

“Shkova në Arabinë Saudite sepse u premtova njerëzve të mi se do të ndryshoja jetën e tyre. Sot fitoj miliona në Arabinë Saudite, por më pëlqen edhe futbolli, por investimi im më i mirë është të ndihmoj njerëzit e mi ku kam lindur, u premtova se do t’ua ndryshoj jetën dhe do ta bëj”, tha fillimisht Kante.

Më pas ai zbuloi se këto investime jeta e njerëzve do të jetë më e mirë.

“Këtë vit premtova të ndërtoj shkolla, spitale, stadiume dhe një rezervuar uji për njerëzit e mi që po vuajnë shumë. Investimi im më i mirë prej milionit që fitoj në Arabinë Saudite është për mua njerëzit”, deklaroi kampioni i botës me Francën në 2018 në një intervistë të fundit.